Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Danimarka përjashton vaksinën Johnson & Johnson

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 20:11 | Bota
Danimarka përjashton vaksinën Johnson & Johnson

Danimarka ka vendosur të përjashtojë vaksinën Johnson & Johnson nga programi i vaksinimit Covid-19, duke e arsyetuar vendimin e saj me shqetësime rreth efekteve anësore serioze në lidhje me formimin e mpiksjes së gjakut.

"Autoriteti Shëndetësor danez arriti në përfundimin se përfitimet e përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson Covid-19 nuk tejkalojnë rrezikun e shkaktimit të efektit të mundshëm të pafavorshëm tek ata që marrin vaksinën", theksoi autoriteti shëndetësor danez në një deklaratë.

Ndërsa OBSH dhe EMA e kanë autorizuar të dyja vaksinën Johnson & Johnson.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar vazhdon garën e saj në Evropë në frontin e vaksinave anti Covid dhe tejkalon momentin historik të 50 milionë dozave të administruara.

Kryeministri Boris Johnson dhe qeveria e tij synojnë vaksinimin e të gjithë të rriturve mbi 18 vjeç që banojnë në vend me të paktën një dozë deri më 31 korrik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë