Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Defender 21”, vijon mbërritja e trupave dhe mjeteve amerikane në Durrës

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 15:23 | Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar në rrjetet sociale pamje të zbarkimit të mjeteve dhe trupave amerikane në Portin e Durrësit, të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen “Defender 21”, të organizuar nga NATO në disa vende, përfshi edhe Shqipërinë.

“Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21”.

Ushtarakët e NATO-s do ta zhvillojnë stërvitjen në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, Në Zall-Herr, etj. Shqipëria, me 1 mijë ushtarët e saj, do të jetë një nga 16 vendet që do të mirëpresin këtë stërvitjeje.

https://a2news.com/2021/04/29/defender-21-shqiperia-pret-stervitjen-me-te-madhe-ushtarake-ne-evrope/

I udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mes 28 mijë trupave nga 26 kombe, Defender 21 ka si synim ndërtimin e gatishmërisë operacionale të të gjitha vendeve aleate të NATO-s.

Në një informacion për mediat, kolonel Joseph Scrocca tha se natyra e stërvitjes është mbrojtëse dhe përqendrohet në përgjigjen ndaj krizave: “Për këtë qëllim, DEFENDER-Europe 21 do të ushtrojë aftësinë e komandës për të integruar afërsisht 28 000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 26 kombe, përfshirë Shqipërinë, për të kryer operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, në më shumë se një duzinë kombesh nga Baltiku, në Afrikë, në rajonet kritike të Detit të Zi dhe Ballkanit”.

DEFENDER-Europe është një ushtrim vjetor në shkallë të gjerë i udhëhequr nga Ushtria Amerikane, i krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë strategjike dhe operacionale midis SHBA, NATO-s dhe forcave aleate në Europë.

https://a2news.com/2021/04/29/nato-ne-shqiperi-peleshi-stervitja-forcon-pozitat-tona-ne-rajon/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli