Dervishi: Kontestimi i zgjedhjeve, instrument për të mos bërë rinovimin e lidershipit

dervishi 1100x620

Analisti Lutfi Dervishi mendon se “kontestimi i zgjedhjeve është gjetur si instrument gjithmonë nga opozitat për të mos bërë rinovimin e lidershipit”.

Sipas tij, opozita ka argumenta për të konstetuar zgjedhjet, por kontestimi bëhet në rrugë institucionale që të bëhet e besueshme.

“Nëse rishikojmë argumentat e opozitës, ajo thotë se është garë e pabarabartë. Administrata është përdorur tmerrësisht shumë, si asnjëherë tjetër. Ka akuza për shitblerje dh eke parti që kanë marrë mandate qartësisht me shitblerje votash. Opozita ka bërë denoncime në prokurori dhe SPAK. Me aq shumë sa janë bërë, do të mjaftonin dhjetë herë më pak për të kontestuar zgjedhjet. Në këtë kuptim, argumentet e opozitës për të kontestuar rezultatin janë të mjaftueshme. Kontestimi bëhet në rrugë institucionale që të bëhesh i besueshëm. Opozita duhet të jetë në Parlament sepse i ka konsumuar rrugët ekstreme dhe rezultati ka qenë katastrofik”, tha Dervishi.

Dervishi shtoi se alarmi i këtyre zgjedhjeve nuk janë votat e pavlefshme, “por fakti që partitë do të garojnë me njëra-tjetrën apo me shtetin gjatë fushatës”.