Ellie Goulding bëhet nënë për herë të parë

1 7 1100x620

Këngëtarja Ellie Goulding është bërë nënë për herë të parë. Lajmi u bë me dije nga bashkëshorti i saj, Caspar Jopling.

“Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të mirë”, shkroi ai në Instagram, por pa përmendur gjininë apo emrin e foshnjës, por duke theksuar se çifti aktualisht kërkon privatësi.

“Gjatë këtij momenti magjik dhe personal do ta vlerësonim shumë nëse jemi në gjendje të shijojmë privatësinë tonë. Faleminderit!”, shtoi Jopling.

Më herët, Goulding rrëfeu se shtatzënia ishte një lajm surprizë për ta dhe se ndjesia e kishte bërë më humane.

“Në gusht, unë dhe Caspar bëmë një udhëtim të shkurtër për të festuar përvjetorin e parë dhe aty e zbuluam. Fillimisht nuk e besoja dot. Ishte çmenduri sepse nuk e kishim fare në plan. Ideja e një shtatzënie s’më dukej shumë afër reales atë kohë, por kjo ndjesi më ka bërë të ndihem edhe më humane. Kam forma që s’i kam pasur kurrë dhe po i shijoj. Dua një botë më të mirë. Edhe im shoq po i shijon”, u shpreh Goulding.

Këngëtarja e hitit “Love me like you do” dhe partneri i saj u martuan në gusht të vitit 2019 në një ceremoni intime.