Fushata e imunizimit, 500 mijë shqiptarë të vaksinuar, po vijohet me dozat e dyta

Gjysmë milioni shqiptarë janë vaksinuar kundër koronavirusit që nga fillimi i fushatës së imunizimit. Të moshuarit përbëjnë numrin më të madh të të vaksinuarve, mbi 350 mijë në të gjithë vendin.

Sipas protokollit kanë filluar të rikthehen në shesh edhe në qendrat shëndetësore për të marrë dozën e dytë të kinezes Sinovac.

Pas një viti të vështirë nga pandemia, të moshuarit shpresojnë që pas dozës së dytë të takohen me fëmijet, brenda dhe jashtë vendit.

Muaji i Ramazanit ka ulur ritmin e vaksinimit këtë periudhë, veçanërisht tek personat që duhet të merrnin dozën e parë. Ndërkohë ekspertët e shëndetësisë janë shprehur se do të vijojë fushata sipas planit kombëtar të vaksinimit.