Juventusi, operacion 70 milionë euro për të veshur Donnarumma-n bardhezi, do të përfitojë dhe babai i tij

Buffon donnarumma 1100x620

Çdo ditë që kalon, Gianluigi Donnarumma, është më larg Milanit. “Il Giornale” ka shkruar këtë të hënë se te Juventusi kanë bërë gati edhe ofertën për gardianin kuqezi, i cili duket se i shtyrë edhe nga agjenti i tij nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën me klubin ku është rritur.

Sipas medias italiane, bardhezinjtë janë gati të paguajnë 10 milionë euro në sezon neto për portierin, 20 milionë komision për agjentin e tij, Mino Raiola, ndërkohë që Alfonso Donnarumma, babai i futbollistit, do të përfitojë 3 milionë euro. Shifra të çmendura në mes të krizës pandemike.

Në situatën e krijuar, portieri nuk po kalon ditë të qeta, edhe sepse po përballet me zemërimin e tifozëve, të cilët i kërkojnë të mos luajnë të ndeshjen e kësaj fundjave.

Megjithatë, edhe pse ende pa e rinovuar kontratën, ende nuk është e sigurt nëse Milani do ta lërë të lirë portierin për të cilin ka interes edhe nga shumë klube të tjera europiane.