Kampionati holandez, Ajax shpallet sërish kampion

AJAX KAMPION HOLANDE frame 617 1100x620

Ajax është kampion në Holandë për të herë të dytë radhazi. Skuadra kryeqytetase ia doli të mbrojë kurorën, të cilën e pati vendosur në vitin 2019, ndërkohë që sezonin e kaluar, kampionati holandez u pezullua nuk shpalli fitues për shkak të pandemisë Covid-19.

Ajax ia doli të fitojë titullin 3 javë përpara fundit duke krijuar distancën e mjaftueshme nga rivalët e PSV që ndodhen në vendin e dytë.

Triumfi i Ajax erdhi falë fitores 4-0 në ndeshjen e kësaj fundjave kundër skuadrës së Emmen, sukses që ndezi festimet e klubit më të titulluar në Holandë, ndërsa u prit nga mijëra tifozë në ambientet jashtë stadiumit “Johan Krojf”.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar