Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kreu i OBSH-së planifikon të kandidojë për një mandat të dytë

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 16:59 | Bota
Kreu i OBSH-së planifikon të kandidojë për një mandat

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, planifikon të kandidojë për një mandat të dytë pesë-vjeçar si kreu i agjencisë, njoftoi Stat News të hënën, duke cituar një person të njohur me këtë çështje.

Tedros, ka qenë fytyra publike e përpjekjeve të OBSH-së për t'u ndeshur me pandeminë COVID-19 që kur virusi i ri SARS-CoV-2 u shfaq në qytetin qendror kinez të Wuhan në fund të 2019.

Në vitin 2017, Tedros nga Etiopia u bë afrikani i parë që drejtoi agjencinë e Kombeve të Bashkuara me qendër në Gjenevë dhe bëri përparësinë e tij mbulimin e kujdesit shëndetësor universal.

Një zëdhënës i OBSH-së tha se nuk mund të komentojë mbi të nominuarit e mundshëm. 194 shtetet anëtare të OBSH-së mund të propozojnë kandidatë të tjerë deri në shtator, emrat e të cilëve dërgohen në zarfe të mbyllura te kryetari i Bordit Drejtues, përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Është e paqartë në këtë pikë nëse të tjerët do të dalin për të sfiduar Tedros për mandatin pesë-vjeçar, tha Stat News.

Diplomatët thanë për Reuters se mbështetja e Tedros midis kombeve afrikane do të ishte thelbësore për çdo rizgjedhje, ndërsa dyshojnë për mbështetjen nga vendi i tij i lindjes i cili e nominoi atë herën e kaluar.

Ata vunë në dukje se ushtria e Etiopisë e akuzoi atë në nëntor për mbështetjen dhe përpjekjen për të siguruar armë dhe mbështetje diplomatike për partinë politike dominuese të shtetit Tigray, e cila po lufton forcat federale. Por Tedros e ka mohuar këtë.

Tedros, profili global i të cilit është rritur në mënyrë dramatike gjatë pandemisë, fluturoi për në Pekin në Janar 2020 për bisedime me Presidentin Xi Jinping për të siguruar bashkëpunimin dhe ndarjen e informacionit, pak para se të shpallte një emergjencë shëndetësore në të gjithë botën.

Administrata e Trump akuzoi Tedros dhe OBSH se mbështetën Kinën dhe ndaloi kontributet e SHBA ndërsa filloi procesin e largimit nga agjencia. Por administrata e Biden pas marrjes së detyrës në janar njoftoi menjëherë se do të mbetet anëtare dhe do të përmbushë detyrimet e saj financiare ndërsa punon për reformat.

Tedros u distancua nga gjetjet e misionit të udhëhequr nga OBSH këtë vit, i shkruar së bashku me shkencëtarët kinezë, që hetonte origjinën e virusit. Në raportin e publikuar më 30 mars thuhej që virusi ishte transmetuar nga lakuriqët e natës te njerëzit përmes një kafshe tjetër dhe se dalja nga  laboratori ishte "jashtëzakonisht i pamundur" si shkak.

Tedros tha se të dhënat ishin mbajtur nga ekipi dhe se çështja e laboratorit kërkonte hetime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani