Merr flakë një depo e dekantimit të naftës në Ballsh

Rafineria e ballshit armo 1100x620

Të paktën një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një zjarri të rënë mëngjesin e sotëm në një depo të dekantimit të naftës në Ballsh.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte.

Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.