Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Messi mban Barcelonën në garë për titull

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 07:45 | Futboll
Messi mban Barcelonën në garë për titull

Barcelona mundi 3-2 Valencian në një ndeshje emocionuese ku nuk munguan as përmbysjet e as golat spektakolarë.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh dhe trembën katalanasit, për të cilët një ndalesë do të ishte fatale për titullin.

Por Barcelona ka forca për të kthyer rezultatin, me kapitenin Leo Messi, njëherë nga pika e bardhë dhe njëherë nga një goditje standarde magjike, ndërsa barazon Cristiano Ronaldon për numrin e golave nga goditjet e dënimit me 56 të tillë.

Barcelona ngjitet edhe njëherë në vendin e tretë, me 2 pikë më pak se Atletico i vendit të parë kur kanë mbetur edhe katër ndeshjet e fundit për t’u luajtur në La Liga.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani