Meta: Asgjë nuk ka përfunduar, mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore

30 PRILL ILIR META frame 27353 1100x620

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar që të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Përmes një statusi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se asgjë nuk ka përfunduar dhe kërkon që subjektet të merren me hetimin e krimeve zgjedhore dhe jo me “shashka”.

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!

Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.

Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.

Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore!”, shkruan Meta.