Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nga yjet e Hollywoodit te Joe Biden, koncerti për vaksinat që mbushi stadiumin e Los Angelos

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 10:19 | Aktualitet

Një koncert gjigant bamirësie u mbajt në stadiumin So-Fi në Los Angelos, të dielën në mbrëmje.

Koncerti Vax Live që promovoi shpërndarjen e drejtë të vaksinave të koronavirusit në të gjithë botën, mblodhi disa nga emrat më të njohur të artit si Jennifer Lopez, Selena Gomez, Ben Affleck, Chrissy Teigen, David Letterman, Gayle King, Jimmy Kimmel, Olivia Munn dhe Sean Penn.

Po ashtu, në koncert ishte dhe princ Harry, duke bërë kështu paraqitjen e tij të parë publike në SHBA, që nga varrimi i gjyshit të tij Princ Philip.

"Ju e kaluat vitin e kaluar duke luftuar me guxim dhe vetëmohim për të na mbrojtur të gjithëve. Ju jemi përjetësisht mirënjohës!", u tha ai miliona punonjësve të vijës së parë të frontit në të gjithë botën.

Po ashtu, gjatë koncertit thanë fjalën e tyre edhe presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidenten, Kamala Harris, të cilët kërkuan të "rrisin besimin e publikut te vaksinat COVID-19. 

Mes figurave të larta politike që morën pjesë virtualisht gjatë koncertit ishte dhe presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri Kanadez Justin Trudeau dhe kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic.

A2 CNN Livestream

Dita jonë