PD, kallëzim në SPAK ministres Balluku dhe stafit të saj

kellici 1100x620

Kryetari i Forumit Rinor Demokrat, Belind Këlliçi, tha se SPAK dhe prokuroria po heshtin pas kallëzimit që Partia Demokartike bëri ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Ballukut, dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal.

“Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i  burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg. Në këtë bisedë ka detaje të ndërtesave dhe adresave përkatëse për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbim të votes për Partinë Socialiste. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike të vënë në shërbim të kësaj skeme kriminale të blerjes së votës, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera. PD ka bërë kallëzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021. Heshtja e deri më sotme e Spak dhe e prokurorisë për hetimin e këtij krimi zgjedhor, të depozituar javë më parë nga PD, është tregues i qartë se strukturat që kanë për detyrë të hetojnë këto krime nuk po e kryejnë misionin e tyre”, tha Këlliçi.