Përplasen 2 varka në Bangladesh, të paktën 25 viktima

045309859 c831e3e2 b03c 4c67 a27d 6b54f0f973cc 1 600x338

Të paktën 25 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy varkave në një lumë në pjesën qendrore të Bangladeshit.

Varka me të paktën 30 pasagjerë u përplas me një tjetër mjet lundrues në Padma, pranë qytetit të Shibchar.

Autoritetet arritën të shpëtonin 5 persona, ndërkohë që po vijojnë kërkimet për persona të tjerë të mbijetuar.

Aksidentet ujore në Bangladesh janë shumë të zakonshme pasi mijëra njerëz ditë për ditë përdorin varkat për kalimin e lumenjve.