Pitajka e Prizrenit, ushqimi tradicional në muajin e Ramazanit

Pitajka e Prizrenit është një ndër ushqimet më tradicionale të këtij qyteti historik, veçanërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët dynden në furrat e bukës për të blerë pitajkën.

Ndonëse pandemia dhe masat kundër Covid-19, kanë krijuar vështirësi për qytetarët dhe prodhuesit e pitajkës, sërish duket se nuk e kanë zbehur atmosferën që krijohet veçanërisht para kohës së iftarit në mbrëmje .

Pitajka e Prizrenit sjell në këtë qytet edhe persona të tjerë që kanë emigruar në vende të Europës. Edhe pronarët e furrave, shprehen për vështirësitë e sidomos në orët e mbrëmjes për përgatitjen e pitajkave pasi ora policore nuk i lejon të punojnë.

Kjo është periudha më e bukur kur rrugët e qytetit të Prizrenit mbushen me aromën e pitajkave, ndërsa qytetarët dhe besimtarët presin edhe me orë për të marrë ushqimin tradicional gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit.