Rama përgënjeshtron gazetën austriake: S’kam mbështetur asnjë ndarje të kufijve me baza etnike në Ballkan

Edi Rama ka reaguar pas një artikulli nga gazeta austriake “Der Standard” ku flitet për një dokument jo zyrtar të modifikimit të kufijve në Ballkan. Gazeta ka shkruar se vetë Rama e Vuçiç, si dhe lobistë të ndryshëm, kanë përkrahur ndarjen e kufijve në bazë të etnisë mes Kosovës dhe Serbisë 3 vjet më parë.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama e quan këtë si një lajm të pavërtetë dhe të turpshëm për një media të tillë serioze.

“Çfarë zhgënjimi të shohësh një gazetë me reputacion të sillet si një shpërndarës i fake news. Nuk kam thënë kurrë asgjë nga ato rreth “non paper&map” dhe nuk kam mbështetur asnjë ndarje kufijsh në baza etnike mes Serbisë dhe Kosovës. E turpshme”, shkruan Rama në Twitter.

Pjesë nga artikulli i “Der standard” i datës 27 prill 2021