Reperi italian akuzon televizionin shtetëror për censurë

Untitled collage 2021 05 03T103546.965 1100x620

Reperi italian Fedez ka shkaktuar një debat të gjerë publik pasi akuzoi televizionin kombëtar se tentoi të censurojë një mesazh të tij gjatë një koncerti ku dënonte homofobinë.

Fedez tregon se Rai i kishte kërkuar që të tregonte mesazhin përpara performancës që do të mbante të shtunën. Reperi refuzoi dhe vijoi me kritikat e tij ndaj deklaratave homofobe nga anëtarët e partisë së krahut të djathtë të Lega Italia.

Rai mohoi akuzat se ishte përpjekur të censuronte reperin.

Por në një postim në Twitter, Fedez publikoi audion e një telefonate me zv.drejtorin e Rai 3, një kanal televiziv në pronësi të transmetuesit shtetëror.

Fedez pretendon se zv.drejtori i Rai i kërkoi atij të hiqte emrat e politikanëve që kishte planifikuar të kritikonte gjatë performancës.