Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rikthehet “corrida”, rikthehen edhe përplasjet e përgjakshme

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 14:54 | Lifestyle

Madrilenët kanë mundur të shijojnë përsëri dyluftimet me dema, të pezulluara që vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Stadiumi “Las Ventas” u hap të dielën për dashamirësit e simbolit të kulturës spanjolle, të cilët, me maska dhe në respektim të distancave, panë 7 dyluftime. Paratë e grumbulluara nga biletat shkuan të gjitha për bamirësi, për të ndihmuar toreadorët e mbetur pa punë dhe në vështirësi ekonomike.

Gjatë vitit të kaluar, thuajse të gjitha arenat e luftimeve me dema kanë qëndruar të mbyllura për shkak të pandemisë dhe ndërprerjes së aktiviteteve jo jetike, duke zhytur edhe më shumë në krizë këtë industri, prej kohësh të kritikuar për shkak të trajtimit që i bëhet kafshëve.

Të dielën në shkallët e stadiumit u lejuan maksimumi 6000 persona, ose 40% e kapacitetit, të cilët ishin dëshmitarë edhe të një rasti ku demi rrëzoi në tokë toreadorin dhe e goditi disa herë në trup dhe kokë, para ndërhyrjes së kolegëve.

Spanjollët mbeten të ndarë sa i përket mendimit të tyre për spektaklin e përgjakshëm, disa e konsiderojnë makabritet, të tjerë e quajnë një formë arti. Në vitet e fundit popullariteti i sportit ka pësuar rënie, madje në disa bashki, që drejtohen nga politikanë të krahut të majtë, është ndaluar mbajtja e aktiviteteve të tilla.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli