“Rindërtimi i spitaleve moderne”, Rama publikon pamje nga “kantieret në shëndetësi”

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna për rindërtimin e disa spitaleve në vend.

“Vazhdon pa u ndalur puna për ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug. S’ka kohë për pushim”, shkruan Rama.

Ai ka postuar pamje nga puna në spitalin e ri të sëmundjeve infektive në QSUT, materniteti i ri në Berat, spitali i Kukësit dhe nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.