Shkarkimi i presidentit, Dervishi: Meta pagoi faturën e vitit 2019

Edhe analisti Lutfi Dervishi ndan mendimin se procesi për shkarkimin e presidentit është një fakt, por sipas tij çështja është te koha dhe kuorumi në Kushtetuese. I ftuar në “Absolut 4”, Dervishi thekson se PS kërkon të kapë afatin 4 mujor për të gjithë procedurat.

“Procesi i dytë për shkarkimin presidentit ka nisur, ky është një fakt. Çështja është se deri kur do çojnë brenda këtyre 4 muajve.  Duan të kapin afatin 4 mujor të gjithë procedurave. Ka një vullnet të qartë që me parlamentin e kaluar, tregon që ky proces do të ndodhë dhe do ta dorëzojnë në kushtetuese. Çështja është te koha, jo te argumenti dhe numrat. Çështja  është a do të jetë kuorimi në kushtetuese. Dhe ajo që thotë Rama që opozitë njoh vetëm PD. Në 2017 ishte president i zgjedhur”.

Sipas Dervishit, presidenti Meta pagoi faturën e vitit 2019 kur opozita doli nga parlamenti.

“Besoj që presidenti pagoi faturën e 2019-ës, dalja e opozitës nga sistemi. Në mungesë të arbitrit të brendshëm kërkojmë të jashtmin. Ai gabim që është pranuar, por nuk është kërkuar ndjesë publike.  Gafa e djegies së mandateve janë leksion që dalja nga institucionet nuk të jep avantazh por të dëmton. Të gjithë e pranojnë”.