Tjetër apel nga Meta: Administrimi i zgjedhjeve është çështje e interesit kombëtar, jo problemet e brendshme të partive

30 PRILL ILIR META frame 29711 1100x620

Pas apelit të paradites së sotme nga presidenti Ilir Meta, ku kërkonte që të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit, një tjetër mesazh vjen nga kreu i shtetit. Përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, presidenti shprehet se është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund.

Sipas tij kjo është një çështje e interesit kombëtar dhe jo problemet e brendshme të partive.

“Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.

Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.

Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive”, shkruan zëdhënësi i kreut të shtetit.