Ushtari fluturues… Marina Britanike teston kostumin e “Iron Man”

Një ushtar i Marinës Mbretërore Britanike testoi pajisjen më moderne ushtarake që do t’i bëjë betejat e së ardhmes të duken si skena të filmave me superheronj.

Si të ishte personazhi i “Iron Man”, ushtari u ngrit në fluturim nga një varkë e vogël, për t’u ulur në direkun e anijes HMS Tamar.

Kostumi fluturues, i quajtur “Gravity Jet Suit”, është prodhuar nga kompania aeronautike britanike “Gravity Industries” dhe u testua nga Marina në Kanalin e La Manshit. Synimi është që të përdoret në operacione ushtarake, ku ushtarët do të kenë mundësi të hidhen nga një anije në tjetrën duke fluturuar me një shpejtësi deri në 136 km/h, për 10 minuta pa ndërprerje.

Problemi i vetëm është kosto, pasi një kostum i tillë kap vlerën e 300 mijë paundëve.