Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arrestohet polici në Lezhë, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një të miture

Nga A2 CNN
4 Maj 2021, 18:19 | Kronikë
Arrestohet polici në Lezhë, akuzohet për ngacmim seksual ndaj

Një efektiv policie 62-vjeçar është arrestuar sot në Lezhë me akuzën e “ngacmimit seksual”.

Arrestimi u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Dyshohet se efektivi më datë 29 prill ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Sipas burimeve, efektivi me inicialet K.K., nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në një banesë në përdorim në qytetin e Lezhës, dhe akuzohet se aty ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërkohë që e mitura ka arritur të largohet nga banesa.

Nisur nga kallzimi i të miturës dhe nga verifikimet paraprake  të Policisë Gjyqësore, që dokumentoi me prova shkencore rastin, si edhe duke siguruar pamje filmike, është arritur në konkluzionin se shtetasi K.K. ka konsumuar elementë të veprës penale “ngacmim seksual”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani