Biden dhe Zonja e Parë vizitojnë Jimmy Carter, “lumë” kritikash në rrjetet sociale

Ish-presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter dhe gruaja e tij Rosalynn kanë publikuar një fotografi nga takimi i tyre këtë javë me presidentin aktual të SHBA, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Ajo që u ka bërë më shumë përshtypje përdoruesve të rrjeteve sociale ka qenë fakti që askush nuk e kishte vendosur maskën edhe pse qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit. Ndërkohë, jashtë shtëpisë, Biden dhe Zonja e Parë janë fotografuar me maska.

“Kjo është një pamje jashtëzakonisht e çuditshme. Unë kam shumë respekt për të katër, por fotoja është thjeshtë e çuditshme”, ishte një nga komentet e shumta në Twitter.

Jimmy Carter është 96 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij është  93 vjeçe. Ata jetojnë në një shtëpi, të cilën Carter e ndërtoi vetë para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë.