“Defender Europe 21”, gjeneralët e SHBA dhe ambasadorja Kim dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare

Publikuar më: 4/5/2021, ora 19:09

“Defender Europe 21”, gjeneralët e SHBA dhe ambasadorja Kim dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare

Publikuar më: 4/5/2021, ora 19:09

Ka nisur sot në vendin tonë stërvitja e përbashkët ndërkombëtare “Defender Europe 21”, e cila do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes “DefenderEurope 21” e Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit, gjeneralët e SHBA Tod Wolters, Jeffrey Harrigian e Christopher Cavoli, Ambasadorja Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare për të parë shkarkimin e automjeteve, pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga anija në breg.

Ky operacion, që lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk mund të hyjnë në porte, provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta II Botërore.