“Do të luajë deri 40 vjeç”, Sportingu tenton Ronaldon

ronaldo 1100x620

Edhe pse Cristiano Ronaldo ka një kontratë që përfundon vitin e ardhshëm me Juventus, disa skuadra janë të gatshme të paguajnë klauzolën e sulmuesit për ta bërë pjesë.

Interesimi më i fundit është ai i skuadrës në të cilën Ronaldo hodhi hapat e parë si futbollist profesionit, Sportingu i Lisbonës.

Mediat në Portugali shkruajnë për një rikthim të 5 herë fituesit të “Topit të Artë” në vendlindje, ofertë e cila sipas tyre, po e tundon portugezin.

Sportingu i Lisbonës është i bindur se Ronaldo mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare, dhe të pasurit të familjes pranë mund të jetë faktor shumë i rëndësishëm për yllin e futbollit që t’i jap fund karrierës atje ku e nisi.