“Epidemia është qetësuar”, Dasho: Shqipëria të bëjë të detyrueshëm testin Covid për ata që hyjnë në vend

Situata në vendin tonë po shkon drejt normalizimit nga koronavirusi, por mjeku Erion Dasho sugjeron bërjen e detyrueshme të një testi Covid për çdo qytetar që hyn në vendin tonë. Në Ditari në A2 CNN ai tha Shqipëria duhet ta marrë këtë masë për të frenuar hyrjen e varianteve të reja të virusit në vend, në një kohë që situata në Indi paraqitet katastrofike.

“Duhet të paraqiten me certifikatën e vaksinimit. Në Shqipëri kemi një situatë, rrezikojmë që edhe të vendoset ky rregull. Ne mund të penalizohemi për mënyrën e organizimit të procesit të vaksinimit. EMA ende nuk është shprehur. Nuk ka paraqitur dosje serioze pranë EMA. Ndryshe nga të tjerat kur kërkojmë të dhëna në shtypin shkencor nuk e gjejmë këtë vaksinë e ka rrethuar një farë misteri e pasigurie dhe deri tani i është besuar vetëm deklaratave të Sinovac dhe vendeve ku ëhstë lejuar deri më tani. Të shohim si do të shprehet EMA dhe autoritetet shëndetësore shqiptare. Ndoshta duhet të rekomandohet një test i antitrupave. Ende nuk ka një qëndrim të qartë. Edhe autoritetet kineze u shprehën të shqetësuar se vaksina ofronte pak mbrojtje dhe nuk ishin të sigurt për masat që duhet të merrnin. Në këto kushte ne kemi një program vaksinimi. Dhe deri tani kemi vaksinuar me një dozë dhe duhet të presim zhvillime të tjera dhe masa më e saktë është që të vendosë detyrimin për çdo qytetar që hyn në Shqipëri të bëjë testin për të penguar hyrjen në vend të varianteve të reja të virusit si afrikan, brazilian dhe indian”.

Sipas Dashos, epidemia në vendin tonë është qetësuar dhe Shqipëria e ka arritur imunitetin e tufës, pasi rreth 1.5 mln shqiptarë e kanë kaluar Covid-19. Por ai thotë se me variantet e reja të virusit imuniteti mund të duhet rreth 80%.

“Rreth 1.5 mln shqiptarë e kanë kaluar Covid-19. Kjo shifër 70%, ka të bëjë me imunitetin e tufës por me variantet e reja të virusit si ai afrikan, brazilian dhe indian mund të duhet 80%. Numri i rasteve ka rënë ndjeshëm, i vdekjeve po ashtu. Rënie e shifrave tregon që situata po shkon drejt normalizimit. Të gjitha të dhënat dhe parashikimi flasim që Shqipëria po i afrohet imunitetit të grupit dhe shqiptarët e paguan shtrenjtë me 10 mijë jetë të humbura dhe deri në fillim të sezonit gripal kemi situatë të qëndrueshme. Unë nuk besoj që në këto shifra ka ndonjë mashtrim. Indikatorët tregojnë që epidemia është qetësuar. Nuk duhet të mendojmë që rreziku është eliminuar sidomos për grupet në risk. Edhe ata që janë vaksinuar më vaksinën kineze duhet të kenë shumë kujdes se ecja drejt imunitetit të grupit nuk garanton mbrojtje për qytetarët”.

I pyetur për riinfektimin, Dasho thotë se të gjithë ata shqipatrë q ëe kanë kaluar koronavirusin në nëntor kanë mbrojtje të arsyeshme, por thekson se ende nuk dihet shkalla e mbrojtjes që ofron vaksina.

“Popullata shqiptare e infektuar nga nëntori e këtej besohet që kanë mbrojtje të arsyeshme ndaj virusit Sars Cov2, variantit të parë të dalë nga Wuhan dhe ka të dhëna që kanë mbrojtje nga të tjerë. Por ka edhe shembuj të tjerë si Brazili ku vlerësohet se imuniteti ishte 70% kur u ekspozua virusi brazilian pati valë të re infektimesh. Jemi shumë pak të informuar me këtë epidemi dhe mesazhi im ka qenë Shqipëria e ka arritur imunitetin e tufës, kjo është gjë e mirë, por te individi nuk e dimë sa zgjat ky imunitet nuk dihet se ç’ shkallë mbrojtje ofron vaksina. Akoma nuk e dimë nëse ka hyrë varianti brazilian dhe afrikano-jugor. Nuk mund t’u themi personave të moshuar që mund të ndërpresin masat mbrojtëse. E vetmja rrugë që do ta bënte më të mbrojtur do të ishte që nëse personat nuk e kanë kaluar virusin të vaksinoheshin me vaksina cilësore Pfizer e Astrazeneca. Vaksina kineze është sikur të qëllosh në errësirë një pjesë e personave nuk zhvillojnë mbrojtje. Vazhdoni të merrni masa mbrojtëse”.

Sa i takon situatës në Indi ai tha se virusi është përhapur në mënyrë të pakontrolluar dhe në këto kushte ka gjasa për mutacion.