Formimi profesional, certifikata si biletë e zanatçinjve për emigrim

Kurset profesionale që janë hapur në të gjitha bashkitë e vendit, përveçse formojnë të rinjtë dhe u japin atyre një profesion, po përdoren edhe nga persona të tjerë që kanë vite që zotërojnë zanate, por nuk kanë certifikatë njohjeje.

Një rast i tillë është në qytetin e Pogradecit ku 41-vjeçari Melsi Topi, është regjistruar në kursin e formimit profesional për të certifikuar zanatin që ka ushtruar, por pse jo edhe për të mësuar zanate të reja.

Ndërsa më të rinjtë janë të prirur drejt zanateve që kanë lidhje me teknologjinë. Por ajo që mbetet shqetësuese është fakti që thuajse të gjithë personat që certifikohen për zanatet që ushtrojnë i kanë sytë jashtë vendit.

Ky fakt pranohet edhe nga drejtori i zyrës së punësimit në Pogradec, Drini Xhemollari. Mbajtja e të rinjve në vendin tonë për të ushtruar zanatet duket se është sfida e radhës e institucioneve shqiptare.