Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ilir Meta: Ndihemi të vlerësuar, do ta justifikojmë besimin tuaj

Nga A2 CNN
4 Maj 2021, 10:23 | Aktualitet
Ilir Meta: Ndihemi të vlerësuar, do ta justifikojmë besimin tuaj

Në ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, presidenti Ilir Meta falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për rolin që i është caktuar Shqipërisë.

“Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ndihet shumë e vlerësuar për faktin që i është besuar roli mikpritës dhe jam i bindur që forcat tona do ta justifikojnë plotësisht”, tha Meta.

Duke e konsideruar këtë stërvitje si një ngjarje të madhe historike, presidenti tha se ky është një rast i shkëlqyer për të njohur më mirë mjedisin rajonal. Ai shtoi gjithashtu se pjesëmarrësit do të mbeten të befasuar nga mikpritja mbrësëlënëse e shqiptarëve.

Meta tha se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane datojnë përtej kohës së themelimit të shtetit shqiptar dhe si shembull për këtë kujtoi poezinë e poetit amerikan Longfellow kushtuar Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, poezi e cituar pak ditë më parë edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, gjatë një vizite në Krujë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë