Jose Mourinho rikthehet trajner në Itali

GettyImages 1210951899 1100x620

Portugezi Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Romës. Lajmi surprizë është konfirmuar nga klubi italian me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se portugezi do ta marrë drejtimin e skuadrës në fillim të sezonit të ardhshëm.

Ky njoftim vjen në ditën kur klubi italian njoftoi përfundimin e kontratës në fundin e sezonit me trajnerin aktual Fonseca.

“Klubi i Romës ka kënaqësinë t’u njoftojë se trajneri i parë e skuadrës, duke nisur nga sezonit 2021-2022, do të jetë pikërisht Jose Mourinho”, shkruan verdhekuqtë në Twitter, por pa zbuluar detaje të tjera mbi marrëveshjen.

Më 19 prill, Mourinho u shkarkua nga drejtimi i Tottenham, pas rezultateve negative. Portugezi do të rikthehet në Itali pas 11 vitesh. Ai është trajneri me të cilin Interi arriti të fitojë tripletën në vitin 2010.