Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, hapet rruga për ankimime

Nga A2 CNN
4 Maj 2021, 19:17 | Politikë
KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, hapet rruga për ankimime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Vendimi i KQZ-së kaloi pa debate, ndërsa palët humbëse kanë mundësi ta ankimojnë në KAS.

Nëntë ditë nga zgjedhjet parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar për të 12 zonat zgjedhore.

https://a2news.com/2021/05/03/situata-pas-zgjedhjeve-ivi-kaso-besoj-se-ne-disa-zona-e-qarqe-do-te-kete-rinumerim-te-votave/

Akti që vulos rezultatin kaloi pa debate dhe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk gjeten arsye për të kundërshtuar në këtë faze vendimmarjen e Celibashit.

Të vetmit që kishin pretendime, ishin kandidatët e pavarur të Vetëvendosjes ku ngritën publikisht akuzën për tjetërsimin e votave.

 Boiken Abazi: “Nuk jam duke përmendur me dhjetëra, qindra, fletë votimi që kanë një X tek numri 13 dhe një x tjetër me stilolaps, që është tjetër bojë, me formë tjetër të shkruari që na jep dyshime të bazuara se ka pasur një tjetërsim të votës dhe që është bërë në bashkëpunim me komisionerët.

KQZ nga ana e saj nuk mbajti anën e komisionerëve, duke i hapur rrugë dërgimit të tyre për hetim penal.

Celibashi: Së bashku dhe të gjithë ata të interesuar, do t’i adresojmë kryesisht në organin e prokurorisë të githë ato gjetjet mbi mospërputhjet e asaj që janë në pamjet filmike dhe çfarë ka dalë në tabelën e rezultateve.

Vendimmarrja e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi mbyll kapitullin e parë sa i përket certifikimit të rezultatit. Tashmë subjektet garuese kanë pesë ditë kohë për të ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve dhe opozita e bashkuar është shprehur publikisht se ka fakte që sipas saj dëshmojnë tjetërsimin e rezultatit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu