Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lejohen vetëm 8 tifozë në stadium, suedezët protestojnë në qendrën tregtare

Nga A2 CNN
4 Maj 2021, 16:43 | Futboll

Tifozët suedezë nuk e kanë kapërdirë dot rregullin që lejon vetëm 8 tifozë në stadium dhe kanë protestuar duke “pushtuar” një qendër tregtare.

Ultrasit e AIK përfituan nga rregulli që nuk kufizon grumbullimet nëpër qendra tregtare dhe u mblodhën në Stokholm, me daulle, flamuj dhe banera, duke protestuar për rregullin që e quajnë absurd.

Ndërkohë, disa kilometra më tutje, 8 tifozë ishin brenda stadiumit Friends Arena, duke parë ndeshjen AIK-Elfsborg.

Javën e fundit, në Suedi ka pasur rreth 5000 raste të reja në ditë me Covid-19.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani