Manchester City-PSG, beteja e kthimit për vendin në finale

PSG CITY KTHIMI frame 1170 1100x620

Caktohet sot se cila do të jetë skuadra e parë finaliste e Champions League. Manchester City dhe Paris Saint Germain luajnë ndeshjen e kthimit dhe janë anglezët ata të cilët kanë bërë një hap konkret në saj të fitores 2-1 në Francë.

Skuadra e Pep Guardiolas është shumë pranë futjes në histori, teksa kualifikimi në finale do të ishte i pari i arritur ndonjëherë nga “Citizens”.

Parisit i duhet sot të ndreqë gabimet me të cilat u ndëshkua në gjysmëfinalen e parë dhe të përmbysë rezultatin nëse kërkon të vazhdojë ëndrrën për fitimin e trofeut.

Pikëpyetja e madhe është a do të jetë në gjendje Kilian Mbappe të luajë, pas dëmtimit të pësuar në pulpë që e bëri të humbasë edhe ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Lens.