Mbërrijnë në Shqipëri 11 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer

pfizer rinas 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi në Facebook se në vendin tonë kanë mbërritur 11 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian”, shkroi ministrja në rrjetin social.