Mema: Nëse nuk e mund dot Ramën me lojën e tij politike, atëherë duhet të tërhiqesh

Pedagogu i Medlir Mema, nga Universiteti i Tokios, deklaroi në një lidhje me “Absolut 4” në A2 se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duhet të përballet me realitetin e humbjes së zgjedhjeve të radhës.

“Nëse rezultatet e certifikuara nuk përmbysen në ditët në vijim, Lulzim Basha duhet të japë shembullin personal që demokracia e brendshme brenda PD-së vlen. Basha ka të drejtë që të pretendojë se rezultati nuk reflekton punën që ka bërë. Ai mundohet që të marrë pak më shumë kohë. Le t’i japim kohë një javë, dy javë, por shumë shpejt duhet të përballet me realitetin: që ka humbur zgjedhjet e radhës. Nëse nuk e mund dot Ramën me lojën e tij politike, atëherë duhet të tërhiqesh. Ka të tjerë që mund ta mposhtin”, deklaroi Mema.

Në lidhje me mandatin e tretë të qeverisë “Rama”, Mema theksoi: “Mandati i tretë nuk është i jashtëzakonshëm në sisteme demokratike. Por, personalisht jam i shqetësuar që kemi një çimentim të pushtetit. Mungesa e ndryshimit politik është shqetësues, për mua. Shpresoj që BE-ja të angazhohet më thellë dhe të kemi një kontroll të brendshëm për politikat e qeverisë”.