Ngjarja te “Rruga e Kavajës”, momenti kur grabitësi largohet me vrap, me 3 milionë lekë në duar

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur grabitësi që i mori 3 milionë lekë një kambisti në “Rrugën e Kavajës”, vrapon me çantën me lekë në duar.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të marte, teksa 55-vjeçari Qamil Zili transportonte 3 milionë lekë në një bankë të nivelit të dytë. Zili lëvizte me motor kur u sulmua nga dy agresorë, që i morën çantën me para.