Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Peshkaqeni i mori një këmbë, fiton të drejtën të mbajë dhëmbin si "suvenir"

Nga A2 CNN
4 Maj 2021, 16:12 | Lifestyle

Një djalë në Australi, i cili i shpëtoi për pak vdekjes kur u sulmua nga një peshkaqen, fitoi të drejtën për të mbajtur dhëmbin e grabitqarit, që kishte ngecur në tavolinën e tij të sërfit.

Sërfisti Chris Blowes, humbi një këmbë nga ai incident i vitit 2015 dhe qëndroi për 10 ditë në koma. Dhëmbi i peshkaqenit ngeci në tavolinën e sërfit, por ligjet vendase nuk e lejonin që të mbante pjesë nga kafshë që ishin të mbrojtura.

Por vendimi u ndryshua dhe Blowes vendosi ta mbante dhëmbin si “suvenir”. 32-vjeçari tha për BBC se peshkaqeni që e sulmoi ishte 5,5 metra i gjatë. “Më sulmoi nga pas dhe arriti të më këpuste këmbën”.

Pasi miqtë e shpëtuan dhe e nxorën në breg, policia gjeti dhëmbin në tavolinën e sërfit dhe ia dorëzoi autoriteteve. Gjoba për mbajtje të paligjshme të sendeve të tilla arrin deri në 100 mijë dollarë australianë, ose 64 mijë euro. Fillimisht lutjet e të mbijetuarit u injoruan, por pasi një politikan vendas u njoh me rastin e tij arriti të ndikonte që të bëhej një përjashtim.

“Do t’ia tregoj nipërve të mi”, tha Blowes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë