Po transportonte paratë e një pike valute, dhunohet dhe grabitet një person në Tiranë

Një grabitje me dhunë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë. Policia ka bërë të ditur se 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur mjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.