Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Samiti i G7 në Londër, pandemia, Rusia dhe Kina në fokus të bisedimeve

Nga A2 CNN
4 Maj 2021, 12:21 | Bota
Samiti i G7 në Londër, pandemia, Rusia dhe Kina në fokus të

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-tës takohen fizikisht për herë të parë në më shumë se 2 vite të martën, për të diskutuar mbi kërcënimet globale, si pandemia dhe regjimet autoritare.

Në agjendën e takimit 3-ditor, të kryesuar nga Britania e Madhe dhe të mbajtur në londër, do të jetë edhe Ballkani Perëndimor. Vëmendje të rëndësishme do të marrë padyshim Rusia.

“Dera për marrëdhënie pozitive dhe diplomaci është gjithmonë e hapur për ne. Por ajo që duhet të ndryshojë, është sjellja ruse kundër normave bazike të ligjit ndërkombëtar. Shtetet e bashkuara thanë se duan një marrëdhënie më të qëndrueshme me Rusinë, por se kjo do të varet nga mënyra se si do të sillet Kremlini”, u shpreh Dominic Raab, ministri i Jashtëm në Britaninë e Madhe.

 “Jemi të fokusuar te veprimet e Rusisë dhe kursin qe ajo do të vendosë të ndjekë. Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë. Nëse Rusia do të sillet në mënyrë agresive ne do të përgjigjemi, por do të preferonim të mos kishte përshkallëzim”, shtoi Anthony Blinken, sekretari amerikan i shtetit.

 Sa i përket Koresë së Veriut, Blinken tha se Peniani duhet të angazhohet diplomatikisht për të parë nëse ka ndonjë mënyrë për çarmatosjen bërthamore të gadishullit. Mjanmari, Libia, Kina, dhe Irani do të jenë gjithashtu në fokus të bisedimeve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani