Shmanget tragjedia, pasagjerët tmerrohen pak momente para uljes së avionit

Britania e Madhe është përfshirë në ditët e fundit nga moti i keq i shoqëruar me stuhi dhe erëra të forta.

Në shumë zona ka pasur probleme dhe përmbytje, ndërsa temperaturat janë ulur me disa gradë.

Një situatë e rrezikshme u regjistrua dhe në aeroportin e Bristolit ku një avion që kthehej nga Amsterdami hasi në turbulenca dhe erë të fortë, ndërsa ulej.

Zotësia e pilotit bëri të mundur që avioni të ulej, ndonëse me vështirësi, pa shkaktuar të lënduar mes pasagjerëve.