Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

SPAK jep pretencën për grupin e Habilajve

Nga A2 CNN
4 Maj 2021, 12:04 | Kronikë
SPAK jep pretencën për grupin e Habilajve

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka dhënë pretencën për grupin e Habilajve në Vlorë, që merrej me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

SPAK kërkoi 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vjet për Nazer Seitin, 15 vjet për Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn.

Grupi i Habiljave shkaktoi debate të ashpra disa vite më parë, pas akuzave se drejtuesit e saj ishin të lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kreu i grupit Moisi Habilaj po gjykohej në masën arrest shtëpie në Itali dhe në kohën kur Apeli konfirmoi akuzat ndaj tij, ai u largua dhe vijon të jetë në arrati.

https://a2news.com/2021/01/12/apeli-i-konfirmoi-denimin-zhduket-ne-itali-moisi-habilaj/
https://a2news.com/2021/01/22/gjykata-e-larte-kalon-per-gjykim-dosjen-tahiri/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani