Vaksina e Pfizer, FDA pritet të aprovojë përdorimin te fëmijët

pfizer vaksina kunder covid 19 4 1100x620
Doctors at Cincinnati Children's Hospital started vaccinating volunteers as young as 12 last week (October 16-20) as part of Pfizer's Phase 3 Covid-19 vaccine trial. Abhinav, 12, was one of them. Parent gave consent for the child to be photographed Making one time use so the photos don't end up on an unrelated story

Adminstrata për Ushqimet dhe Ilaçet në SHBA po përgatitet t’i japë dritën jeshile përdorimit të vaksinës së Pfizer dhe Biontech tek adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjec, që javën e ardhshme.

Lajmin e bëri të ditur Nju Jork Times, që citon burime të afërta me agjencinë. Kompanitë aplikuan më herët gjatë muajit te FDA, për aprovimin e vaksinës që po përdoret te personat mbi 16 vjeç.

Në mars, prodhuesit thanë se vaksina kishte rezultuar e sigurt dhe efektive duke nxitur një reagim të fortë imunitar te grupmosha 12 deri në 15 vjeç gjatë testeve klinike.