5 Maji, Lulzim Basha homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Screenshot 4 2 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit.

Kryedemokrati vendosi kurora me lule në varret e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish-ambasadën sovjetike dhe kapitenit Feti Vogli.

Basha bëri homazhe edhe para efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit, si dhe vendosi lule në varrin e Dëshmorit të Atdheut, Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.