Banka e Shqipërisë: Ekonomia po rimëkëmbet, por risqet janë të pranishme

sejko 1100x620

Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare do tërimëkëmbet gjatë këtij viti, megjithëse risqet janë të pranishme në afatin e shkurtër dhe të lidhura kryesisht me pandeminë.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës se qeveria duhet të vijojë me reformat strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit dhe mbështetur ekonominë.

“Këshilli Mbikqyrës konstaton se balanca e rreziqeve vijon të mbetet në kahun e poshtëm në afatshkurtër, por shfaqet më e balancuar në afatmesëm. Në veçanti, rreziqet e kahut të poshtëm në afatshkurtër burojnë nga një përmirësim më i ngadaltë se pritjet e situatës epidemiologjike në vend dhe në botë, nga vështirësitë e mundshme në mekanizmin e transmetimit të politikës monetare, si dhe nga një reagim më i ngadaltë i biznesit dhe familjeve ndaj kushteve të përmirësuara financiare”, tha Sejko.