Flirt me Ibrën, apo puthje me pronarin e Romës? Diletta rikthehet në krahët e aktorit turk

U fol shumë në fund të prillit se gazetarja italiane, Diletta Leotta, ka nisur një romancë me Ryan Friedkin, djalin e pronarit të Romës, Dan Friedkin, por tashmë duket se asgjë nuk ka qenë e vërtetë, veç një puthje që pushtoi mediat rozë.

Gazeta “Chi” në Italia ka shkruar se bukuroshja 29-vjeçare është rikthyer, sërish në krahët e aktorit të famshëm turk Can Yaman.

“Chi”, teksa ka publikuar disa foto nga çifti në liqenin e Komos, shkruan se pasioni duket se është rikthyer sërish.

“Diletta mbërriti në hotelin me 5 yje të shtunën në mbrëmje, ndërsa Can ishte aty duke e pritur. Ata kaluan një të diel të mrekullueshme, pavarësisht ajrit ende të freskët. Ndërsa të hënën, ata u rikthyen sërish në Milano”, shkruan Chi.

Teksa stafi Striscia la Notizia i dhuroi gazetares “derrkucin e artë”, pas fotos me Ryan Friedkin, e buzëqeshur, ajo u shpreh se është më e lumtur se kurrë më parë.