Ilir Meta përkujton 5 Majin: Sot është dita e të rinjve që dhanë jetën për Shqipërinë

19 QERSHOR ILIR META frame 18190 1100x620

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një fotoje të Qemal Stafës ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve të Atdheut.

Kreu i Shtetit shkruan se në këtë ditë të shënuar duhet të përkujtohen të gjithë ata të rinj e të reja që dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë. Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”, shkruan presidenti Meta.