Kërcënohet për shkak të detyrës nënkryetari i Bashkisë së Krujës

Bashkia e Krujes 1100x620

Policia ka bërë të ditur se ka nisur një procedim penal për shtetasin Muharrem Hocja, pronar i një fasonerie, pasi dyshohet se ka kërcënuar për shkak të detyrës nënkryetarin e Bashkisë së Krujës, Florin Cerozin.

Dyshohet se konflikti mes palëve ka nisur për një pallat të dëmtuar nga tërmeti. Analizat e para inxhinierike dolën në përfundimin për ta shembur pallatin, ndërsa një kompani private e nxori atë DS3.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të konfliktit mes palëve.