Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbeten të pezulluara llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe Instagram

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 16:33 | Teknologji
Mbeten të pezulluara llogaritë e Donald Trump në Facebook dhe

Llogaritë në Facebook dhe Instagram të ish-presidentit amerikan Donald Trump mbeten të pezulluara pas një vendimi nga Bordi Mbikëqyrës i kompanisë.

Në një deklaratë, Bordi mbështeti vendimin e Facebook për të kufizuar Trump nga postimi i përmbajtjes në faqen e tij në Facebook dhe llogarinë e Instagram.

Sipas kompanisë rrjeti social duhet të rivlerësojë pezullimin e Trump për një periudhë të pacaktuar.

"Nuk ishte e përshtatshme për Facebook të vendoste një dënim të papërcaktuar dhe pa standarde të pezullimit të pacaktuar," tha Bordi.

"Bordi këmbëngul që Facebook të rishikojë këtë çështje për të përcaktuar dhe justifikuar një përgjigje proporcionale që është në përputhje me rregullat që zbatohen për përdoruesit e tjerë të platformës së tij."

Ish-presidenti i SHBA u pezullua nga Facebook dhe Instagram në 7 janar, pasi shkeli politikat e kompanisë.

Trump publikoi dy postime, për të cilat Facebook tha se "nxiti dhunë" ditën e sulmeve në Kapitol, një kryengritje që rezultoi në vdekjen e pesë personave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani