Mrekullia e nëntë, priste shtatënjakë, por iu shtuan dhe dy

Një histori e pabesueshme vjen nga Maroku, ku një nënë e re solli në jetë 9 foshnje edhe pse më herët mjekët i kishin thënë se priste 7.

E gjithë “ngatërresa” ndodhi pasi mjekët nuk kishin arritur të dallonin me anë të skanerit dhe dy foshnjat e tjera.

25-vjeçarja Halima Cisse nga Mali, iu nënshtrua një operacioni cezarian dhe 5 vajzat e 4 djemtë e saj janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo u dërgua për të lindur në Marok, pasi shtatzënia e saj mori vëmendjen e pjesës më të madhe të liderëve të vendeve të Afrikës Perëndimore që kërkuan të merrte shërbimin më të mirë të mundshëm.