Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndryshimi i kufijve në Ballkan, Lajçak: Ide e rrezikshme që shkakton luftë, BE është kundër

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 10:04 | Ballkani
Ndryshimi i kufijve në Ballkan, Lajçak: Ide e rrezikshme që

Bashkimi Europian kundërshton me forcë idenë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, si metodë për zgjidhjen e konflikteve. I emëruari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e konsideron atë të rrezikshme dhe diçka që i përket së kaluarës.

“E kundërshtoj fuqishëm këtë ide dhe mendoj se është ekstremisht e rrezikshme dhe një ide që shkakton luftë. Nëse e implementojmë këtë ide, do të realizonim ëndrrën e përbashkët të z.Millosheviç dhe Tuxhmanit dhe kjo nuk është diçka që ne duam ta bëjmë”, u shpreh Miroslav Lajçak.

Se kush qëndron prapa dokumenteve "non paper", një përgjigje të qartë nuk dha, por përgjigjja la të kuptohet se bëhej fjalë për Rusinë.

“Ka njerëz që besojnë se zgjidhja për Ballkanin vjen me rivizatimin e kufijve. Por kjo është ajo që dëshironte Millosheviçi, Tuxhman apo Stalini, dhe të gjithë e dimë se cilat ishin pasojat, ndaj nuk duhet të inspirohemi nga ajo ide.”

Lajçak sqaroi dhe pse po qarkullon pikërisht tani kjo ide.

“Fatkeqësisht rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian është bërë më e largët dhe e turbullt, ndaj ky është një motiv. Ne kemi krijuar një boshllëk në rajon dhe të tjerët po e shfrytëzojnë duke ardhur me ide të tjera.”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani